I pyetur se me cilën opozitë e ka përballjen maxhoranca, atë të Lulzim Bashës apo të Sali Berishës, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se homologu i tij kryesor është kreu i grupit parlamentar të PD-së.

“Nuk kam informacion që PD do ndahet. Ajo që çdo kundërshtar politik duhet të ketë si pjesë të standardit të vet të komunikimit është që ‘unë nuk hyj kurrë në çështje të brendshme të një partie politike’. Ajo vazhdon të jetë një çështje e brendshme e tyre, uroj që ta zgjidhin në kohë. Ndërkohë që në konferencën e kryetarëve, apo në sallën plenare të Kuvendit të Shqipërisë për mua do ta quaja homologu kryesor është kryetari i grupit parlamentar të PD-së. Se kush është kryetari i grupit parlamentar të PD-së, e di PD-ja”, tha Balla.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb