Mungesa e vendeve të punës për shkak të Brexit ka goditur edhe resortin e golfit të ish-presidentit amerikan Donald Trump në Skoci, zbulojnë raportet më të fundit.
Llogaritë e depozituara për fushën e golfit të ish-presidentit amerikan tregojnë se dalja e Britanisë së Madhe nga BE ka shkaktuar probleme.
“Brexit ka ndikuar gjithashtu edhe në biznesin tonë pasi zinxhirët e furnizimit janë ndikuar nga mosdisponueshmëria e shoferëve dhe stafit duke reduktuar dërgesat dhe disponueshmërinë e linjave të caktuara të produkteve. Çmimet janë rritur nga tarifat shtesë të transportit dhe detyrimet e importit”, deklaroi drejtori i këtij resorti, Eric Trump.
“Disponueshmëria e stafit ka qenë një sfidë. Ai është reduktuar pas mungesës së aksesit të stafit evropian për bizneset në përgjithësi duke rezultuar në një kërkesë më të madhe për individët e disponueshëm më parë në resort”, shtoi ai.