Barcelona është përfshirë në masë nga infektimet me Covid-19. Numri i personave shkon në 7, pas konfirmimeve të mëhershme të Dembelé, Umtiti dhe Gavi. Së fundi është bërë i ditur edhe pozitiviteti i Lenglet, Dani Alves, Jordi Alba e Balde.
Të gjithë lojtarët janë mirë dhe tashmë ndodhen në karantinë. Klubi ka njoftuar autoritetet sipas protokollit. Kujtojmë se për shkak të pezullimit dhe lëndimeve do të mungojnë në ndeshjen e së dielës kundër Mallorca edhe Busquets, Braithëaite, Ansu, Pedri, Roberto, Dest dhe Memphis Depay.
Pra, thuajse krejt skuadra e parë nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Xavi, i cili duhet të “rishpikë”. Sikur të mos mjaftonte ecuria jo e mirë, tashmë Barcelona do të duhet të bëjë edhe pa ekipin e parë.
(BalkanWeb)
