Lajmi që Newcastle kishte arritur akordin për blerjen e Interit bëri xhiron nëpër rrjetet sociale. Por së fundmi për pronësinë e klubit janë futur dhe amerikanët.
Sipas mediave italiane presidenti i zikaltërve, Stiven Zhang ka udhëtuar në Los Anxhelos për t’u takuar personalisht me palët e interesuara. Por cili është kandidati i radhës?
Daniel Shtraus, një biznesmen që zotëron klinika të ndryshme. Kohët e fundit kanë investuar në prona të paluajtshme dhe gjithashtu duan të shtrijnë influencën e tyre dhe në sport. Priten të reja në ditët në vijim, por familja Zhang kërkon ta shesë klubin për 1 miliard euro, shumë rekord për një klub në Seria A.
(BalkanWeb)
