Paulo Soza është emëruar në krye të ekipit të njohur brazilian, Flamengo. Soza është larguar nga drejtimi i skuadrës së Polonisë, ndërkohë që njëherësh është kundërshtar i Shqipërisë në kualifikueset e fundit të Botërorit “KATAR 2022”,
Trajneri portugez ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, teksa këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Flamengos me anë të disa postimeve në rrjetet e saj sociale.
Përveç Polonisë, 51-vjeçari gjithashtu ka qenë trajner edhe i Fiorentinës, Bazelit, Leisterit, Suonzit, QPR-së dhe Bordosë.
