Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi teksa analizon zgjedhjet e 25 Prillit, thotë se ishin të suksesshme dhe se institucioni që drejton arriti të kontribuojë që procesi të ishte i qetë.

Në intervistën për “News24”, ai ndalet në sfidat që përballoi KQZ, duke nisur nga aplikimi i teknologjisë në zgjedhje, çështja e fletës së votimit, adresimi i fenomeneve të tjetërsimit të votave, apo edhe pamundësia e garantimit të votës së emigrantëve më 25 Prill.

Për Celibashin, në reformën e ardhshme zgjedhore, KQZ duhet të marrë një rol aktiv e të rëndësishëm, pasi është institucioni përgjegjës në organizimin dhe administrimin e përballjeve elektorale.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb