TIRANE

Shtëpia e “Big Brother Vip” shijoi për herë të parë festat e fundvitit. Banorët ndodhen larg njerëzve të dashur por kjo nuk i pengoi që mbrëmjen e djeshme të organizonin një spektakël plot energji dhe pozitivitet.

Ata paraqitën përpara shikuesve performanca muzikore dhe artistike. Teksa po ngrenin një dolli me njëri-tjetrin atyre ju shfaqën në monitor urimet që familjarët e tyre kishin bërë për ta.

Kjo surprizë i lumturoi pa masë dhe njëri pas tjetrit të përlotur ata kanë uruar gjithashtu njerëzit e tyre të zemrës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: