TIRANË- Zika është një virus që përhapet përmes pickimit të një mushkonje. Simptomat e saj zakonisht shfaqen me ethe, skuqje, dhimbje muskulore etj. Më maj 2015 nga shpërthim i këtij virusi në Brazil çoi deri në sindromën Guillain-Barre e cila ka efekte anësore tek fetusi i grave shtatzëna.
Vendet e prekura ky shpërthim virus janë: Barbados, Bolivia, Brazili, Kolumbia, Republika Dominikane, Ekuador, El Salvador, French Guiana, Guadeloupe, Guatemala, Guajana, Haiti, Honduras, Martinique, Meksikë, Panama, Paraguai, Puerto Rico, St. Martin, Suriname, US Virgin Islands, Venezuela, Samoa etj.
Rekomandohet që çdo grua shtatzënë që do hyjë në këto vende duhet të ketë shumë kujdes. Ja disa prej gjërave që duhet të bëjë një grua për të shmangur virusin.
SHMANGNI MUSHKONJAT
Mushkonjat që bartin këtë virus janë shumë të vogla dhe zakonisht janë aktive gjatë ditës. Qëndro në shtëpi gjatë ditës dhe sigurohu që dritaret të kenë mbrojtëse rrjete, apo të jenë të mbyllura. Edhe një vrimë e vogël është e mjaftueshme që të hyjnë brenda këto mushkonja, pasi janë të vogla. Zakonisht këto mushkonja preferojnë të fshihen nën tavolinë, kolltukë, shtretër, apo edhe në kuzhinë. Të jeni të vetëdijshëm për këtë.
PËRDORIMI AROMA NATYRALE
Ekzistojnë disa aroma natyrale, bimësh apo lulesh në formë vaji që i mbajnë larg këto lloj mushkonjash. Prandaj mos nguroni të përhapni nëpër shtëpitë tuaja aroma si kedri, karafili, eukalipti. livandoja, vaj limoni nenexhik, mente, rozmarinë.
LANI RROBAT TUAJA ME VAJËRA ESENCIALË
Shtoni 10-15 pika të secilit prej vajërave esencialë që treguam më sipër kur lani rroba. Para se të dilni nga shtëpi lyeni duart dhe këmbët me një nga këto vajra.
NDRYSHONI VESHJEN
Zgjidhni sa më shumë të keni mundësi rroba me mëngë të gjata, vishni pantallona të gjata. Kjo është një gjë e vështirë në vendet tropikale, por është një masë e mirë mbrojtëse. Më mirë akoma do ishte që të kishit përdorur edhe vajrat esencialë.
KONTROLLOJINI VETË MUSHKONJAT
Sigurohuni që afër vendbanimit tuaj nuk ka gropa të hapura, apo çdo vend që grumbullon ujë. Po ashtu mund të mbani në shtëpi edhe disa qirinj aromatik për të mbajtur sa më larg këto mushkonja. Edhe pse do t’ju ndihmojnë këto masa, asnjëherë nuk mund të jeni të sigurt 100%. Më e mira që duhet të bëni është të mos udhëtoni në këto vende.
(ma.ar/BalkanWeb)
