Blogerja Sarah Berisha është banorja që ka lënë shtëpinë e “Big Brother Albania”.

Ajo ishte më pak e votuara e publikut mes saj dhe Dj Dagz, i cili gjithashtu ishte në nominim. Blogerja është larguar mes lotësh nga shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe është përqafuar me të gjithë banorët.

Padyshim ky largim ka gëzuar më së shumti Dj PM, i cili nisi një romancë me Sarahn gjatë qëndrimit në shtëpi, romancë kjo që është destinuar të nisë jashtë ambienteve të shtëpisë, e konfirmuar kjo nga dyshja.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb