TIRANE

“Kutia e Pandorës’’ është vendosur përpara një tjetër konkurenti spektaklin e sotëm. Donaldi u vendos përpara zgjedhjes së vështirë për ta hapur apo jo këtë kuti.

Surpriza që ishte rezervuar për të kishte të bënte më një udhëtim në disa nga vendet e botës bashkë me vëllain e tij Romeon.

Në rrethanat e pranimit të kësaj mundësie, Donaldit do i duhej të dërgonte 3 banorë në nominim ku mund të përfshinte dhe veten.

Donaldi zgjodhi pa hezitim që të shijojë këtë surprizë të shumëpritur pavarësisht edhe të riskut që ajo përmbante ku në nominim përfshiu veten, Ilirin dhe Meridianin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb