Kryeministri Edi Rama ka mbledhur për këtë vit të ri kabinetin e tij qeveritar, ku në fokus do të jenë objektivat e 2022-shit. Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetari Ergys Gjençaj.

Mësohet se mbledhja ka nisur rreth orën 09:00, ndërsa vijon ende.

Kjo është e para mbledhje që mbahet për këtë vit të ri, ku do të përcaktohen edhe objektivat për 300 ditë qeverisje. Mbledhja e ministrave me kreun e ekzekutivit po mbahet te Vila 30.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: