Edhe në qytetin e Fierit besimtarët ortodoksë paraditen e sotme kanë festuar ditën e Ujit të Bekuar. Me këtë rast kisha e Shën Gjergjit e këtij qyteti ka organizuar hedhjen e kryqit në ujë. Procesioni ka nisur me meshën në kishë dhe më pas vargu i gjatë i besimtarëve i është drejtuar shatërvanit në sheshin “Europa”, ku si për çdo vit tjetër ndiqet hedhja e kryqit në ujë.
Në prani edhe të qindra besimtarëve ortodoksë si dhe të qytetarëve të tjerë është kryer dhe riti i hedhjes së kryqit në ujë. Sipas zakonit në të tilla ceremoni, një prej të pranishmeve është hedhur në ujë për të kapur kryqin, i motivuar për të fituar trofeun dhe më pas shpërblimin. Ka qenë 18-vjeçari Athanas Davidi ai që ka nxjerre kryqin nga uji për të 7-tin vit radhazi.
Ai i ka dorëzuar kryqin metropolititit At Nikolla i cili edhe e ka bekuar. Ky rit fetar i ortodoksëve është shënuar si dita e Shën Trinisë kur Krishti pasi mbushi 33 vjeç u pagëzua në ujërat e Lumit Jordan nga Gjon Pagëzori. Sot të gjitha ujërat që rrjedhin janë të bekuar nga zoti dhe të gjithë nxitojnë të mbushin ujë dhe ta ruajnë atë për një vit në shtëpi për të ardhur sërish 6 janari i vitit pasardhës.
