Sudani është përfshirë në protesta të dhunshme që prej 25 tetorit, kur forcat e ushtrisë morën pushtetin me anë të një grushti shteti. Deri tani 60 persona kanë humbur jetën si pasojë e ndërhyrjes së forcave të sigurisë në protestat të organizuara në Sudan me kërkesën për vendosjen e sundimit civil.
Komiteti Qendror i Mjekëve të Sudanit tha në një deklaratë se dy persona në qytetin Umdurman dhe një person në rajonin Bahri kanë humbur jetën sot si pasojë e të shtënave nga forcat e sigurisë në demonstratat kundër grushtit ushtarak.
Në deklaratë theksohet se numri i vdekjeve të konfirmuara që nga 25 tetori 2021 ka arritur në 60.
Forcat e sigurisë kanë ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe bomba zhurmuese, si dhe me bojë dhe ujë me presion ndaj demonstruesve që dolën në rrugë në shumë pjesë të kryeqytetit me thirrjen e Komiteteve të Rezistencës.
Para demonstratave, autoritetet sudaneze mbyllën urat që çojnë në kryeqytet dhe kufizuan aksesin në telefon dhe internet.
(BalkanWeb)