Që nga fundi i dhjetorit numri i shtrimeve në spitale COVID në SHBA ka ardhur në rritje.

Me dominimin e variantit Omicron , pritet që spitalet të përballen sërish me presion të shtrimeve, sidomos në këtë periudhë ku po përballen me mungesë të stafit.

Megjithëse ekspertët kanë vlerësuar se Omicron është më pak vdekjeprurës se variantet e tjera , numri i infektimeve po tejkalon shifrat që u regjistruar me variantit Delta.

Rossel Walensky , drejtor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve , beson se ende në SHBA nuk është shënuar kulmi i valës.

Ndërkohë në javën e fundit janë raportuar 597, 000 infektime, ndërsa në spitale po trajtohen mesatarisht 123, 000 pacientë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: