Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në unazën e qytetit të Lushnjës. Ngjarja te kryqëzimi i fabrikës së miellit. Gazetari Juljan Kasapi raporton për BalkanWeb se dy mjete që udhëtonin me shpejtësi paralel në rrugën kryesore janë përplasur njëra me tjetrën, ndërsa kanë përfunduar në oborrin e një banesë duke dëmtuar edhe murin rrethues.

Mjetit me targa të huaja SG100Y ka goditur dhe marrë para mjetin tip ‘Benz’ me targa AA 250 OC. Mjetet janë përplasur shumë fortë me njërit-tjetrin dhe për pasojë janë dëmtuar dy persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Lushnjës. Ndërkohë që një prej shoferëve është larguar nga vendi i ngjarjes, duke braktisur mjetin në oborrin e banesës.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe po kërkon drejtuesin e mjetit nëpërmjet postblloqeve.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: