Ajo pozon nudo dhe tregon: Të pozosh nudo për Playboy, revista për meshkuj që gjithmonë tregon për bukurinë femërore, për mua është një nder shumë i madh, gjithmonë ka qenë endrra ime.

Për herë të parë ajo është shfaqur nudo për kopertinën e Playboy. Dikur Giuseppe, sot Vittoria Schisano, artistja me sy të kaltër, buzëqesh joshëse, duke treguar këmbët sensuale dhe format prej seks bombe. Ajo tregon historinë e saj misterioze dhe intriguese.

Giuseppe, ka qenë i pari aktor italian, që ka pranuar publikisht se ka ndryshuar seks. ‘Isha pesë vjeç dhe doja të isha si motra ime më e madhe dhe ëndërroja të bëhesha artiste -tregon ai.

Sot ai është 32 vjeç dhe në moshën 27 vjeçare pati kurajon ti thotë vetes të vërtetën. Unë fillova rrugën time e cila s’ka qenë aspak e thjeshtë’.

Sot shfaqet totalisht e zhveshur, duke treguar format e saj të mrekullueshme, për një revistë meshkujsh.
(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb