ELBASAN

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije, se 28-vjeçari A. Xh., ka përplasur me automjetin e tij tip “Toyota” këmbësoren 19-vjeçare M. XH.

 

E plagosura aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 09.01.2022, rreth orës 17:45, në lagjen “Luigj Gurakuqi” Elbasan, shtetasi A. Xh., 28 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Toyota” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen M. Xh., 19 vjeçe banuese në Elbasan, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: