Kukësi tenton goditjen e bujshme në merkaton e janarit. Orët e fundit ka dalë në skenë emri i Sebastian Xhovinkos, ish-fantazistit të Juventusit dhe kombëtares italiane, i cili mund t’u bashkohet verilindorëve.

271267322 618505562770577 9038785365205830071 N 1
271267322 618505562770577 9038785365205830071 N 1

Kur Longo dhe Xhovinko festonin me trofe tek Al Hilal në Arabi

Burime të rezervuara të “Panorama Sport” pranë kampit kuksian konfirmojmë se nuk bëhet fjalë thjesht për një fantazi merkatoje, por një mundësi reale, edhe pse normalisht shanset janë të pakta për ta bindur që një lojtar i këtij kalibri të luajë në futbollin shqiptar.

Detyra për të negociuar i takon trajnerit Diego Longo, i cili ka edhe një njohje personale me lojtarin, pasi e ka trajnuar gjatë sezonit 2019-2020 tek Al Hilal në Arabinë Saudite.

PRAPASKENAT – Gazeta zbulon ekskluzivisht se fillimisht ka pasur një bisedë paraprake të Longos me Xhovinkon rreth shanseve që ky i fundit të shohë si mundësi edhe ardhjen në kampionatin shqiptar.

Të dy më herët kanë punuar tek Al Hilal, ku Longo kishte rolin e zv.trajnerit, ndaj dhe njohin mirë njëritjetrin e për më tepër janë të dy italianë.

Gjithsesi, fillimisht lojtari që mbush 35 vjeç më 26 janar, nuk e ka konsideruar si mundësi, duke qenë se bëhet fjalë për një kampionat që nuk e stimulon shumë, por jo gjithçka mund të konsiderohet e mbyllur.

Komunikimi fillestar është bërë dhe “grepat” janë hedhur për të parë edhe se deri ku qëndron dëshira e lojtarit.

Burimet në klub tregojnë se për momentin ish-mesfushori i Juventusit nuk ka thënë një “jo” përfundimtare, ndaj në Kukës shpresojnë që të nisin sa më parë edhe bisedimet zyrtare, për t’u ndalur më pas edhe te termat ekonomikë./panorama sport

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb