Vjen reagimi i parë nga radhët e LSI, pas vendimit të Kryesisë së Partisë Demokratike për të përjashtuar nga partia Sali Berishën dhe mbështetësit e tij.

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, komenton shkurtër këtë vendim të PD, duke u pozicionuar hapur në krah të Berishës.

“Ha ha ha laraskat perjashtojne shqiponjen!”, shkruan Vasili në Facebook.

Sjellim ndërmend se Sali Berisha nuk është më pjesë e Partisë Demokratike. Vendimi për përjashtimin e tij përgjithmonë nga PD është marrë nga Lulzim Basha dhe Kryesia në mbledhjen që nisi pasditen e djeshme dhe përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb