Të dy në nominim, e me gjasë, njëri prej tyre ka më shumë shanse për të lënë sonte mbrëma shtëpinë e “Big Brother Vip”. E kemi fjalën për Einxhel dhe Dj Dagz, që duket se po i shijojnë në maksimum momentet e bukura mes tyre. Edhe pse moderatorja deklaroi se nuk do të shkonte më në suita, duket se e ka thyer këtë premtim.

Ajo është parë sërish në vendin luksoz me Dj Dagz, ku kanë shkëmbyer puthje e përqafime të zjarrta. E në fund, nuk kanë munguar një kërcim romantik mes tyre.

Dj Dagz e ka shprehur pëlqimin për moderatoren që prej hryjes së tij në shtëpi. Po nga ana tjetër, Einxhel shihej më e stepur dhe shprehej sistematikisht se frenonte ndjenjën e saj, për t’u mos u gjykuar nga publiku. Marrëdhënia e tyre mori një tjetër kthesë, kur Dj Dagz dhe Dj PM, të cilët kishin hyrë si një konkurrent i vetëm, lanë shtëpinë e “Big Brother”.

Einxhel nuk e priti mirë këtë largim dhe u shfaq e përlotur. Pas kthimit në shtëpi të Dj Dagz, Einxhel u tregua më e afërt me të, e shkëndijat që kishin më parë, u konkretizuan në puthje dhe premtime që do të ndodhin pas daljes së tyre në shtëpi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: