Brazili që nga dita e dielë është goditur nga moti i keq ku shumë zona janë përmbytur për shkak të shirave të rrëmbyeshëm.
Autoritetet lokale kanë njoftuar se nga përkeqësimi i motit, të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën.
Ekipi Koordinues i Shërbimit të Mbrojtjes Civile njoftuan se 10 personat humbën jetën pasi automjeti i tyre u mbulua nga balta për shkak të rrëshqitjes së dheut.
Midis viktimave ishin pesë anëtare të një familjeve mes të cilëve dy fëmijë të moshës 3 dhe 6 vjeç.
Gjithashtu autoritetet braziliane kanë paralajmëruar se vendi mund të përfshihet në përmbytje të tjera më të mëdha.
Brazil: flooded streets, people remove belongings from their homes:People in Juatuba in Brazil’s eastern Minas Gerais state remove belongings from their homes after heavy rain caused floods. pic.twitter.com/MqlNHulikw
— worldnews24u (@worldnews24u) January 11, 2022
(BalkanWeb)