Ndërsa përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe mbështetës e të tij ishte temë e ditës, në media e opinionin publik, kryedemokrati Lulzim Basha, reagoi përmes një mesazhi publikuar në rrjetet sociale.

“Do të ketë një të ardhme më të mirë për PD-në dhe për Shqipërinë. Do ta sjellim së bashku!’ shkruan Basha.

Basha Fb
Basha Fb

Kryesia e Partisë Demokratike ka zhvilluar natën e kaluar një mbledhje maratonë e cila ka zgjatur deri në orën 03:30 të mëngjesit të sotëm. Kryesia e PD bëri publike listën me emrat e figurave të selisë blu që do përjashtohen përgjithmonë nga kjo forcë politike.

Në listën e figurave që përjashtohen përherë janë 9 emra dhe në krye të tyre qëndron Sali Berisha.

“Përjashtimin nga Partia Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, të anëtarëve që kanë organizuar, nxitur, urdhëruar apo ushtruar dhunë si më poshtë: 1. Sali Berisha, 2. Flamur Noka, 3. Edmond Spaho, 4. Albana Vokshi, 5. Bujar Nishani, 6. Arben Ristani, 7. Rigels Muçollari, 8. Keltis Kruja, 9. Klevis Balliu”, thuhet në vendimin e Kryesisë së PD.

( BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb