Duke folur në një konferencë për shtyp me rastin e prezantimit të raportit të ri të Bankës Botërore për perspektivat ekonomike botërore, Presidenti i Bankës Botërore David Malpass tha se vendet më të varfra po përballen me shërbimin e 35 miliardë dollarëve borxh ndaj kreditorëve shtetërorë dhe privatë.

Sipas Reuters, ai deklaroi se shlyerja e borxhit do të thotë se vendet më të varfra nuk mund t’i përdorin ato para për të zgjidhur problemet dhe për të luftuar pandeminë COVID-19 dhe se më shumë se 40 për qind e shumës totale i referohet borxhit të Kinës.

Malpass bëri thirrje sot për të përshpejtuar lehtësimin e borxhit të vendeve në zhvillim me pjesëmarrjen e plotë të Kinës, duke paralajmëruar se çdo vonesë rrit rreziqet për ekonomitë e tyre nga normat e larta të interesit, zhvlerësimi i monedhës dhe pasiguria ushqimore.

“Rreziqet e mospagimit kaotik po rriten,” tha Malpas.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb