Rihanna është shfaqur e mrekullueshme teksa doli për një darkë vonë natën me të dashurin ASAP Rocky.
Ylli i muzikes 33-vjeç, veshi rroba të markave “Gucci” dhe “Balenciaga Hacker”, duke përfshirë një shall, teksa shkonte për darkë në një restorant në Santa Monica të martën mbrëma.
Asaj iu bashkua i dashuri i saj, 33 vjeç, me të cilin është konfirmuar se është në lidhje që nga maji i vitit 2021, shkruan DailyMail.
Për këtë dalje ajo kishte veshur dy artikuj që kushtonin 3,000 dollarë (2600 euro).
Ajo më pas i mbajti flokët e saj të mbështjellë me shallin e saj ndërkohë – shall mëndafshi me printime i cili kushton rreth 530 dollarë (460 euro).
Syzet e saj ishin gjithashtu nga “Gucci”, të përbëra nga një kornizë e trashë e zezë që shfaq monogramin e Gucci-t të dallueshëm menjëherë.
Ajo e kompletoi pamjen e saj me një fund ngjyrë kafe të errët dhe taka me rripa të hollë për darkën.
Ndërkohë i dashuri i saj, ASAP Rocky doli me një mbulesë të bardhë të thurur në kokë dhe me një maskë fytyre të bashkangjitur, duke qëndruar i sigurt mes variantit omicron në rritje të COVID-19.