BRITANI E MADHE
Simon Cowell është fejuar me Lauren Silverman pas 13 vitesh së bashku, konfirmon Page Six.
Një burim na tha se Cowell, 62 vjeç, i kërkoi dorën për martesë 44-vjeçares, gjatë një ‘arratisjeje’ të fundit familjare në Barbados, ku ish-juristi i “American Idol” ka një shtëpi.
“Ishte moment shumë i ëmbël,” tha burimi i brendshëm për propozimin për plazh, duke shtuar: “Janë shumë të lumtur së bashku”.
Bashkëshortët e ardhshëm u takuan në vitin 2004 kur Silverman ishte ende e martuar me bizesmenin e njohur Andrew Silverman, një mik i mirë i Cowell.
Pas 10 vitesh martesë, Silvermans finalizuan divorcin e tyre në vitin 2013 – në të njëjtin vit që Lauren dhe Cowell bënë publike lidhjen e tyre.
