Klubi i Partizanit është gati që të bëjë një goditje të madhe për të zgjidhur problemet që ka me golin në këto edicione të fundit. Të kuqve u ka munguar një njeri-gol dhe me sa duket drejtuesit kanë identifikuar emrin e duhur që do t’i garantojë gola dhe të zgjidh këtë mungesë që ka shqetësuar jo pak kampin e kuq.

Panorama Sport ka mësuar nga burime pranë klubit të kuq se ka kontakte konkrete mes Partizanit dhe Vasil Shkurtajt, sulmues i cili në Superiore ka veshur me sukses fanellën e Luftëtarit dhe të Kukësit. Shkurtaj dëshiron të largohet nga Kina ku ka luajtur në dy edicionet e fundit dhe të kthehet përsëri në elitën e futbollit shqiptar.

Ndaj mes palëve ka pasur kontakte gjithnjë e më të shpeshta kohët e fundit, duke gjetur një akord paraprak që mund të finalizohet shumë shpejt dhe të kthejë Shkurtajn si protagonist në elitën e futbollit shqiptar./Panoramasport

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: