TIRANË
Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka preferuar të komentojë qëndrimin e ambasadës amerikane në Tiranë për 8 janarin dhe dhunën në selinë e PD.
Ai iu tha sot gazetarëve se kanë të drejtën e tyre të shprehen, teksa theksoi se qëndrimin e tij për dhunën do ta vërë në dispozicion në shqip dhe anglisht.
“Zero koment. Ata kanë të drejtën e tyre të shprehen për çdo çështje. Qëndrimin tim do t’ua jap me shkrim edhe juve që ta keni dhe në shqip dhe në anglisht për sa i takon dhunës. Edhe dhunës kundër dyerve, edhe dhunës kundër qytetarëve dhe kundër protestuesve. Patjetër!”, deklaroi Meta.