Teksa sot po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri, presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan ka zgjedhur të udhëtojë në këtë tur me makinën e tij ‘Mercedes Benz Maybach’, edhe pse do të qëndrojë vetëm 8 orë në vendin tonë.

Kjo makinë mësohet se është e njëjta me të cilën presidenti turk ka shëtitur kryeministrin Edi Rama në Stamboll gjatë vizitës së këtij të fundit në Turqi. Në korrik të vitit 2016, Rama u filmua pasagjer në ‘Maybach’-un që e drejtonte vetë Erdogan.

Kujtojmë se në atë kohë, Erdogan inauguroi bashkë me kryeministrin Rama urën ‘Osmangazi’.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: