Eden Hazard, pak ditë më parë, në një intervistë për mediat belge zbuloi se dëshiron të largohet nga Real Madrid që në këtë merkato dimri. Hazard me sa duket nuk e duron dot më situatën në Madrid ku minutat për të janë me pikatore.
Problemi nuk është tek dëshira e lojtarit, pasi edhe drejtuesit e Real Madrid kërkojnë të lirohen nga një barrë e madhe, paga e tij sezonale, por problem është vlera e tij e kartonit. Aktualisht, Hazard vlerësohet me 18 milionë euro, aq sa vlente në vitin 2011 kur ishte pjesë e Lille në Ligue 1.
Reali do të pësonte një humbje të madhe për një lojtarë që investuan afro 100 milionë euro për ta marrë nga Chelsea.
(BalkanWeb)