Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Endri Hasa ka reaguar në lidhje me praninë e një grupi të vogël mbështetësish të Sali Berishës jashtë takimit të kreut të PD, Lulzim Basha me gratë e LDG. Me anë të një postimi në Facebook është shprehur se një grusht njerëzish që po keqpërdoren në mënyrën më të ulët nga Non Grata nuk mund ta mbajnë peng Partinë Demokratike dhe kauzën opozitare.
Sipas Hasës ka ardhur koha që tranzicioni të marrë fund, shqiptarët kanë nevojë për liderë dhe qeverisje europiane që punojnë për ta.
“Një grusht njerëzish që po keqpërdoren në mënyrën më të ulët nga Non Grata nuk mund ta mbajnë peng Partinë Demokratike dhe kauzën opozitare.
Ata janë thjeshtë qesharakë. Ata që duan të bëjnë opozitë dhe e duan vërtetë largimin e Ramës, le të bëjnë pritë aktiviteteve të tij. Por orkestruesi i dhunës nuk do që të sulmojë Edi Ramën sepse nuk i intereson të godasë qeverinë. Sali Berisha ka patur dhe ka vetëm një qëllim dhe një objektiv, të uzurpojë PD për ta përdorur si bunker! Nuk e arriti në 8 Janar dhe nuk do tia dalë t’i marrë peng demokratët! Ka ardhur koha që tranzicioni të marrë fund, shqiptarët kanë nevojë për liderë dhe qeverisje europiane që punojnë për ta.Ne kemi zgjedhur të ardhmen✌️”- shkruan ai.
(BalkanWeb)
