Një në pesë amerikanë është infektuar me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, gjithsej janë raportuar 66 milionë raste, në Shtetet e Bashkuara, pra rreth një e pesta e popullsisë së vendit.
Shtetet e Bashkuara po përballen me një shpërthim të ri të koronavirusit që nga mesi i dhjetorit, kjo edhe për shkak të variantit Omicron.