Diego Longo, Safet Gjici dhe Pero Pejiç, të gjithë drejtuesit e Kukësit, kishin shprehur një dëshirë të madhe, të gjenin një “bomber” në këtë merkato dimri. Ishte thjesht çështje kohe, por tashmë është zyrtare: Kukësi arrin akordin me Vasil Shkurtaj, me sulmuesin vlonjat që rikthehet sërish tek verilindorët pas një aventure të largët në Kinë. Shkurtaj ka firmosur një kontratë deri në fund të sezonit, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.

Vasilis
Vasilis

Shkurtaj mund të konsiderohet pa frikë si një nga lëvizjet më të bujshme në këtë merkato dimri, një “bomber” që pritet ta bëjë Kukësin edhe më të frikshëm për pjesën e mbetur të sezonit. Diego Longo do të ketë në dispozicion në këtë mënyrë një “pykë” të mirëfilltë, për ta bërë manovrën e tij ofensive edhe më efikase. Pavarësisht se janë sulmi më i mirë deri në këtë pikë të sezonit, Kukësi investojë sërish duke afruar një qendërsulmues. Pas Emiljano Mustës, Shkurtaj është blerja e radhës e Kukësit.
(BalkaNWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: