Moment fantastik! Marash Kumbulla sapo ka fituar besimin e plot të trajnerit Zhoze Murinjo. Mbrojtësi i Kombëtares, po përpiqet t’ia shpërblejë më së miri këtë besim portugezit, teksa ka tundur rrjetën mbrëmjen e sotme në përballjen ndaj Leçes.
Pas një harkimi nga këndi, Abraham, asistoi me kokë për Kumbullën, që me një goditje mjeshtërore me kokë, arriti të rikthente baraspeshën. Pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1.