Nga: ZONJA VJOLLCA*
500 gr kallamarë
1 spec i kuq
1 kungull i njomë
1 qepë
1 thelpi hudhër
2 lgj oriz
4 domate
4 lgj vaj ulliri
1 majë luge sheqer
1 ½ lgj lëng limoni
Kripë
Piper i zi
Majdanoz ose borzilok
Fillimisht pastrojmë kallamarët, i lajmë dhe i thajmë dhe kokat e tyre i grijmë imët në kubikë të vegjël. Gjithashtu në kubikë të vegjël presim qepën, specin, kungullin dhe domatet. Të gjitha perimet në kubikë së bashku me kallamarin e prerë i trazojmë në një tas duke shtuar orizin, vajin e ullirit, kripën dhe piperin e zi. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit dhe më pas mbushim kallamarët duke i fiksuar në fund me stikadent.
Në një tigan vendosim pjesën e mbetur nga prerja në kubikë e domateve bashkë me lëngun që ato kanë lëshur, shtojmë dy lugë vaj lliri, pak lëng limoni dhe një majë luge sheqer dhe i lemë të ziejnë në zjarr të ngadaltë për 15 minuta duke vendosur dhe kallamarët e mbushur. Më pas i vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 10 minuta dhe i shërbejmë kallamarët duke i pudrosur me majdanoz ose borzilok.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)
