TIRANË – “Aleanca Kuq-e-Zi” parashikon një stuhi politike dhe popullore, verën e 2015-ës, pasi rezultati i zgjedhjeve lokale sipas saj është paracaktuar qartë” Partia Socialiste i fiton zgjedhjet në tavolinë me 35 bashki.
Duke protestuar para Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Aleanca Kuq-e-Zi” ka shfaqur një pankartë gjigande, në të cilën Shqipëria ndahet në jug dhe veri, që do të thotë se në 2015-ën, Partia Socialiste i ka të fituara zgjedhjet, pasi vetëm në jug ka krijuar 35 bashki; ka izoluar Tiranën, Shqipërinë e Mesme dhe Jugun, që të gjitha bashkë përbëjnë 26 bashki. Me këtë arsyetim socialist, sipas AK-së, Tirana i bie të jetë një fshat në malėsitė e veriut.
Kreu i Aleancës, Kreshnik Spahiu deklaroi se: “Viti 2015 do jëtë viti i krizës ekonomike dhe konfliktit politik në Shqipëri. Dhurata që qeveria i ka bërë shqiptarëve për vitin 2015 është uria ekonomike, por edhe ndarja krahinore në gegë e toskë.
(ar.sh/BalkanWeb)
