Reperi Arkimed Lushaj i njohur si Stresi ka qenë i ftuar së fundmi në “Stay Tuned”, ku ka diskutuar për shumë gjëra. Nuk kishte si të mungonte pyetja për mbështetjen që ai jep Sali Berishën.
E nuk kishte si t’i ikte edhe pyetjes për mbështetjen e tij të jashtëzakonshme për Sali Berishën.
Ai sqaroi të gjithë vullnetin e tij për mbështetjen që e bën për atë.
Dashuria e flaktë e tij për Berishën, Stresi e ka dëshmuar për vite të tëra.
Por ajo që habiti ishte një detaj që ai lëshoi teksa shpjegonte.
Në rrëfim e sipër reperi tha se ai fiton sa katër deputetë në Kuvendin e Shqipërisë dhe se mbështetjen e bën për dëshirë dhe jo për përfitime personale.
Stresi është arrestuar për dhjetëra herë me revoltat e tija në protestat për mbështetje të Sali Berishës.
(BalkanWeb)