TIRANË

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kanë marrë peng për disa orë dhe kanë kërcënuar e dhunuar një 20-vjeçar që dyshonin se kishte vjedhur në një banesë.

Sipas burimeve zyrtare, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve Elsid Hasa, 35 vjeç dhe Ergys Hoxhallari, 33 vjeç, për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Vetëgjyqësia” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”. (foto ilustruese)

Dy vëllezërit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në magazinën e shtetasit Xh. K., 58 vjeç, kanë kanosur dhe goditur me grushte shtetasin R. F., 20 vjeç, pasi dyshonin se kishte vjedhur në banesën e shtetasit Xh. K. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb