TIRANË
Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaron se zgjedhjet e lira duhet të jetë qëllim i gjithë shqiptarëve që ardhmja e tyre të jetë më e mirë.
Duke iu referuar raportit të Transparency International për indeksin e perceptimit të korrupsionit, ku këtë vit Shqipëria kishte rënë me një pikë, Basha shkruan në “Twitter” se sot e është e qartë për të gjithë: pa zgjedhje të lira Shqipëria do të mbetet nga vendet më të korruptuara.
“Ajo që kemi thënë gjatë gjithë kohës, madje edhe më të bindur që nga 25 prilli, tashmë është e qartë për të gjithë. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, Shqipëria do të mbetet një nga vendet më të korruptuara në botë. Zgjedhje të lira duhet të jetë qëllim i gjithë shqiptarëve që ardhmja e tyre të jetë më e mirë”, shkruan Basha në “Twitter”.