Studiuesi Dritan Çoku ka botuar një monografi për kullat e sahatit në territorin shqiptar, duke përfshirë ato që janë ende funksionale dhe ato që janë shkatërruar nga faktorë të ndryshëm, si pushtimet apo tërmetet.

Dritan Çoku: Janë ndërtuar në 21 qytete në shqipëri. Sot ekzsitojnë 12 prej tyre, një është në trajtë rrënoje, ajo e kaninës dhe 11 të tjera në qytete të tjera. Këtu pëmrend, Kullën e Sahatit në Kalanë e Krujës, në Peqin, Kavajë, etj.

Kryesisht  me tri kate, kullat nisën të ndërtoheshin pas mesjetës, për shkak se orët e murit dhe ato personale ishin të shtrenjta. Tregtarët sillnin nga jashtë mekanizmat dhe kullat ndërtoheshin pranë pazareve,  kalave apo xhamive. Kulla më e hershme është ajo e Shkupit më 1573.

“Për vlerat unikale në drejtim të konceptimit e realizimit, është kjulla e sahatit të Peqinit, pasi është element i së njëjtës ndërtesë me xhaminë. Ky konceptim ishte i rrallë në atë kohë dhe të paktën deri më 1901-1902 që u ndërtua një kullë e tillë e Selanik, kjo ishte kulla e vetme që u konceptua në këtë mënyrë  jo vetëm në trojet shqiptare por edhe në rajonin e Ballkanit”, thotë Çoku.

Çoku  shpjegon se ishin tri shkolla ndërtimi për punët publike si kullat e Sahatit, shkolla dibrane, shkolla e Oparit të Korçës dhe ajo e Beratit. Përmes vizatimeve, libri sjell edhe kullat për të cilat nuk ka më gjurmë.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: