Ish-kryeministri Sali Berisha ka sqaruar se pse mungoi 4 muaj në sallën e Kuvendit, fill pas shpalljes së tij non-grata nga SHBA.
Berisha tha për gazetarët jashtë sallës së Kuvendit, se në atë godinë nuk rrihet më shumë se sa 4 minuta, por se ishte aty për demokratët.
“Kam munguar 4 muaj sepse isha në bisedë me mbarë demokratët e Shqipërisë. Dhe në një fare mënyre ai ishte parlamenti më i madhërishëm në 30 vitet e fundit. Rikthehem në respekt të popullit. Por për ata që janë aty, nuk meriton që të qëndrosh as 4 minuta.”, tha Berisha.