Këtë vit rreth 14.5 milionë amerikanë janë regjistruar për mbulimin shëndetësor të “Obamacare”, një rekord që eklipson gati dy milionë regjistrimet e mëparshme.
Ky është një lajm i mirë për Joe Biden, i cili e bëri zgjerimin e Aktit të Kujdesit të Përballueshëm një prioritet kryesor në administratën e tij dhe tha se ishte “krenar për shifrat më të larta të regjistruara ndonjëherë”.
Paketa shendetsore ‘Obamacare’, u lançua nga administrata e presidentit Barack Obama dhe do t’i rezistonte edhe administratës Trump. megjithëse ky i fundit kishte shprehur gjatë fushatës së ardhjes në pushtet se do ta ndryshonte.
Biden nga ana tjetër është mbështetur tk kjo reformë shëndetësore, madje e ka çuar me tej.
(BalkanWeb)