Arturo Vidal e ka mbyllur me Bayern Munchen, largimi i tij tashmë është vetëm çështje kohe. Sjellja e tij aspak profesionale mund të bëj që mesfushori të largohet nga Bundesliga që në qershor. El Mercurio, një gazetë kiliane shkruan se Vidal nuk bën më pjesë në planet e gjigandit gjerman. Vidal në Munih nuk ka arritur për asnjë moment të ngrihet në lartësinë e emrit që kishte tek Juventus.
Si të mos mjaftonte forma e tij jo e mirë, Vidal së fundmi ka përfunduar në faqet e para të gazetave gjermane në më shumë se një herë. Kiliani fillimisht u akuzua si spiun më pas për jetën e tij të shfrenuar ku Bild dyshonte se kishte shkuar në stërvitje në gjendje të dehur. El Mercurio shkon edhe më tej duke zbardhur destinacionin e tij të ri. Në qershor Vidal pritet ti bashkohet Atletico Madrid, skuadër e cila prej kohësh ka qenë e interesuar për “luftëtarin”.
(er.shk/BalkanWeb)
