Policia e Tiranës ka arrestuar 35-vjeçarin  Ferald Leka pasi iu gjet një sasi lëndë narkotike kokainë.

35-vjeçari është prezantua si punonjës policie, duke paraqitur një portofol me stemën e Policisë.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë edhe 24-vjeçarja me inicialet G. T, drejtuesja e mjetit për veprën penale ‘Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu, nga specialisët për Hetimin e Narkotikëve u procedua penalisht shtetasja I. T., pasagjere në mjet, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Informacion -U prezantua si punonjës policie, vihet në pranga 35-vjeçari.

Vihet në pranga edhe drejtuesja e mjetit me të cilin udhëtonte ky shtetas, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– F. L., 35 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

– G. T., 24 vjeçe, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Ali Demi”, dhe gjatë kontrollit në mjetin që drejtonte shtetasja G. T., është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike e llojit kokainë, ndërsa shtetasi F. L. është prezantuar si punonjës policie, duke paraqitur një portofol me stemën e Policisë.

Gjithashtu, nga specialisët për Hetimin e Narkotikëve u procedua penalisht shtetasja I. T., pasagjere në mjet, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb