Më në fund, pas 44 vite pritje, Ashleigh Barty i dhuron Australisë një trofe në tenis, pikërisht trofeun që zhvillohet në shtëpinë e tyre, Australian Open.

Për herë të fundit diçka të tillë e kishte bërë Chris O’Neil në 1978. Barty, e cila më herët e kishte lënë tenisin, rikthehet duke realizuar një ëndërr të madhe për të gjithë Australinë.

Në finale, Barty triumfoi 6-3 7-6 përballë DAniel Collins. Ndryshe nga të gjithë ndeshjet e tjera në këtë turne, Barty vuajti jo pak, nuk ishte dominuese, mbi të gjitha në setin e dytë, ku dy herë ishte pranë humbjes, por në fund festa ishte e gjitha për të dhe tifozët e shumë që e prisnin me padurim një sukses të tillë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb