Këtë sezon është e qartë se vetëm titulli kampion përmbush egon e Vllaznisë. E gjithë Shkodra jeton me këtë ëndërr, me këtë objektiv, por në të njëjtën kohë janë realist se duhet shumë punë për të kapur Tiranën në krye, në një kohë kur diferenca është 10 pikë. Në vigjilje të sfidës kundër Kastriotit, Ardit Krymi shprehet i bindur se Vllaznia nuk heq dorë nga ky objektiv, për këtë arsye asnjë ndeshje nuk është e lehtë, në çdo sfidë futën në fushë për fitore:
“Jam duke kaluar një moment të mirë. Futbolli luhet në grup dhe kur nuk ke ndihmën e shokëve të ekipit, normalisht që nuk ia del dot mbanë.
Duke pasur parasysh sesi kanë ecur ndeshjet deri tani mendoj që kemi bërë një kampionat të mirë deri tani. Ndeshje të lehta nuk ka, por duhet të japim shpirtin në fushë dhe të marrim pikë. Hasani dhe Karakaçi janë shkodran dhe janë shokët e mi dhe kam respekt për to, por në fushën e lojës duhet me menduar për ekipin.
Për tre pikë duhet të jemi çdo ndeshje sepse kemi nevojë për pikë. Duke parë që ka shumë ndeshje në lojë nuk është i paarritshëm objektivi titull.”, përfundoi Ardit Krymi
