Dua Lipa ishte sërish në qendër të vëmendjes teksa doli me një xhaketë portokalli të ndezur në një shëtitje në New York të premten (27 janar).
Këngëtarja, 26 vjeçe, u pa e veshur me nje xhup të madh portokall, i cili kombinohej me xhinse blu, teksa i dorëzoi një copë tortë ditëlindje shokut dhe trajneri personal trajner në Gotham Gym.
Përveç nuancës së shndritshme të xhupit, Dua përshtati atë me një kapele të zezë dhe syze dielli të mëdha.
Krijuesja e hitit “One Kiss” mbante me vete edhe një çantë të zezë, shkruan DailyMail.
Në dhjetor u raportua se Dua dhe Anwar kishin hequr dorë nga romanca e tyre, pasi kishin vështirësi në raportin e tyre të ndarë për shkak të orarit të ngjeshur.
Aktualisht këngëtarja po bëhet gati për turneun e saj muzikor “Future Nostalgia” që nis më 9 shkurt.