Policia Rrugore në Fier ka vijuar kontrollet për parandalimin e aksidenteve dhe shkeljeve të të qarkullimit rrugor.

Uniformat blu bëjnë me dije se janë arrestuar gjashtë persona dhe janë pezulluar tetë leje për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Gjithashtu sipas policisë janë vendosur edhe 1207 masa administrative.

Informacion- DVP Fier

Sektori i Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Kontrollet e kryera nëpër akset urbane dhe rurale të qarkut.

Janë arrestuar në flagracë 6 shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt.

Gjatë javës që lamë pas, janë pezulluar 8 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur 1207 masa administrative, të ndara si vijon:

  • 8 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike;
  • 255 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
  • 29 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
  • 128 masa për përdorimin e aparatit celular;
  • 314 masa për parakalime të gabuara;
  • 88 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
  • 5 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
  • 388 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor të cilat janë burim aksidenti.

Kontrollet do vazhdojnë çdo ditë me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore e Fierit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb