Ky është momenti i tmerrshëm kur një aeroplan i British Airways përpiqet të ulet në aeroportin Heathrow të Londrës, por ndeshet me erëra të forta dhe rrezikon një aksident. Pilotët janë shprehur se për shkak të erërave që shkonin në shpejtësi deri në 150 km/h, u rrezikua të rrokullisej aeroplani.

Aeroplani po vinte në aeroportin e Londrës të hënën pak pas mesditës pasi u nis nga Aberdeen i Skocisë rreth orës 10:50.

Pamjet tronditëse të kapura treguan se aeroplani pothuajse “po rrotullohej” pasi përballej me erëra të forta, që do të thotë se piloti duhej të ngrihej përsëri dhe të kthehej përsëri për një përpjekje të dytë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb