Rastet e reja me COVID-19 në Tokio arritën në më shumë se 20,000 të prekur. Sipas autoriteteve shëndetësore këto janë shifrat më të larta të regjistruara deri më tani.
Ministria e Shëndetësisë në bëri me dije: Tokio raportoi 21,576 raste të reja, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 17,631 në kryeqytetin e Japonisë të premten.
Kryeqyteti dhe pjesa më e madhe e Japonisë janë tani nën kufizime për të frenuar përhapjen e virusit, me valën e fundit të infeksioneve të nxitura nga varianti shumë i transmetueshëm Omicron.
(BalkanWeb)
