Në Sarandë janë sekuestruar 3 kg kanabis pas operacionit të zhvilluar në këtë qytet për goditjen e veprimtarisë kriminale.
Një pjesë e lëndës narkotike ishte e ndarë në doza, gati për shitje 8.100 euro, 350.000 lekë të rinj. Mësohet se në pranga ka rënë 29-vjeçari Arbër Halluni.
Gjithashtu uniformat blu bëjnë me dije se drogën e shpërndante lëndë narkotike, në afërsi të shkollës në fshatin Gjashtë dhe në qytetin e Sarandës,
Informacion- Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Gjashta”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Operacioni nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që shpërndante lëndë narkotike cannabis sativa në doza të vogla.
Sekuestrohen 3 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, një pjesë e saj e ndarë në doza, 8.100 euro, 350.000 lekë të rinj, një automjet dhe një aparat celular.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike, në afërsi të shkollës në fshatin Gjashtë dhe në qytetin e Sarandës, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Gjashta”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Arber Halluni 29 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë.
Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit Arber Halluni . dhe kontrollit fizik në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, një pjesë e saj e ndarë në doza gati për shitje, 8.100 euro, 350.000 lekë të rinj, një automjet dhe një aparat celular.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
(BalkanWeb)
